Pandemia Covid-19 ka ndryshuar edhe jetesën në Qendrën Studentore në Prishtinë.
Duke respektuar rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë Publike, këtë vit në konvikte janë pranuar vetëm 1600 studentë.
Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta thotë se sipas rekomandimeve të institutit një student duhet të qëndrojë në një dhomë.
“Është për keqardhje që një numër i madh i studentëve kanë mbetur jashtë. Mirëpo kjo nuk varet nga ne. Këtë vit janë pranuar 1600 studentë”, tha ai.
Ky është Albatrit Zeqiri, student i vitit të tretë në Fakultetin Juridik i cili ushqehet çdo ditë nga mensa e studentëve.
Drejtori i mensës, Fahri Osmani tregon se edhe mensa e studentëve po funksionon sipas rekomandimit të IKSHPK-së.
“Kjo po funksionon shumë mirë. Kemi diskutuar edhe me studentët janë shumë të kënaqur. Këtu menyja është mjaft e pasur”, tha ai.
Më herët flinin ka dy ose tre veta në një dhomë, tani brenda kësaj dhome mund të qëndrojë vetëm një student.
Kjo është Laureta, e cila jeton vetëm në këtë dhomë.
Pavarësisht gjendjes, çmimi në Qendrën e Studentëve nuk ka ndryshuar. Vazhdon të mbetet 20 euro për konvikt dhe 15 euro për mensë./arbresh.info/
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...