Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij përsëri viral me vallëzimin elektrizues para Parlamentit

22:31 | 9 Maj 2026
R J

Sot, lideri pro-evropian i qendrës së djathtë, Peter Magyar, është betuar si kryeministër i Hungarisë, duke i dhënë fund zyrtarisht 16 vjetëve të qeverisjes së Viktor Orbanit.

Magyar, në një postim të bërë në rrjetin social ‘’X’’, ka ndarë një video pas inaugurimit të qeverisë.

‘‘Qeveria e re e Hungarisë pas inaugurimit. Kurrë nuk ka qenë kaq bukur të jesh hungarez’’, ka shkruar ai.

Në video është edhe ministri Zsolt Hegedus, i cili shihet teksa nën tingujt e muzikës në shkallët e ndërtesës së Parlamentit në Budapest. Hegedus, edhe para disa ditësh ishte bërë viral për të njëjtën arsye, ku ishte parë teksa kërcente.