Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ardhshëm

22:11 | 9 Maj 2026
R J

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Evropës përmes një postimi në facebook ku ka folur për rrugëtimin evropian të Kosovës dhe synimet për mandatin e ardhshëm.

Përmes një postimi, Kurti tha se Bashkimi Evropian u ndërtua mbi paqen, drejtësinë dhe bashkëpunimin mes shteteve, duke cituar edhe njërin nga themeluesit e projektit evropian, Robert Schuman.

Ai theksoi se për Kosovë, integrimi në Bashkimi Evropian nuk është vetëm çështje prosperiteti, por edhe garanci për paqe të qëndrueshme në rajon.

“Mandati që vjen do të jetë për statusin e kandidatit, hapjen e negociatave, dhe avancimin që Kosova e ka merituar prej kohësh”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, aplikimi për anëtarësim në BE dhe liberalizimi i vizave kanë qenë ndër hapat më të rëndësishëm të mandatit të kaluar.

Kurti shtoi se Kosova sot është demokracia më e zhvilluar dhe ekonomia me rritjen mesatare më të lartë në rajon.

 

Shpërndaje në rrjete sociale