Kancelaria Gjermane Angela Merkel e cila është në një konferencë të drejtpërdrejtë më Presidentin Hashim Thaçi në Berlin, ka ripërsëritur se Gjermania është aleate e Kosovës dhe se e mbështet rrugën e saj integruese drejtë Bashkimit Evropian, raporton Indeksonline.
Me këtë rast Merkel ka theksuar se institucionet e Qeverisë së Kosovës duhet të përqendrohen në kriterin e fundit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Gjermania mbetet aleat i fuqishëm i Kosovës duke mbështetur rrugën e saj integruese për në Bashkimin Evropian. Por para kësaj duhet që Kosova ta luftoj korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka thënë Merkel.
Rast i rëndë në Linz të Austrisë, dyshohet se burri vrau gru...
Merret vendimi se a do të luajë Mbappe ndaj Barcelonës në ‘E...
Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë ...
Gjashtë të arrestuar për korrupsion gjatë aksionit në tri ko...
Kurti bëri homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu
Parandalohet kontrabandimi i dy telefonave në Qendrën e Para...