Hajnat tani kanë në shënjestër bashkatdhetarët që po kthehen në vendlindje, kryesisht veturat e tyre
Pavarësisht se Kosova ka krijuar standarde ligjore me një polici efikase, prapë vjedhja mbetet një brenge institucionale, por edhe qytetare. Mediat lokale në Prishtinë, duke u thirrur në burimet e veta, thonë se hajnat tani kanë në shënjestër bashkatdhetarët që po kthehen në vendlindje, kryesisht veturat e tyre.
Siç raporton Indeksonline, brenda kësaj jave janë plaçkitur disa mërgimtarë pasi kanë hyr në territorin e Kosovës.
“Kur mërgimtarët ndalen në restorante apo pompa të derivateve për të blerë ndonjë gjë, kur dalin jashtë i shohin veturat e thyera, në të cilat u mungojnë gjësendet”, citohet të ketë thënë një burim.
Prandaj, apelohet te mërgimtarët që të tregohen më të kujdesshëm kur ndalen në Kosovë pasi të kalojnë kufirin, pasi që hajnat po qarkullojnë në atë pjesë dhe po shfrytëzojnë rastin të plaçkisin mërgimtarët e t’ua thyejnë veturat./albinfo/
Përplasje mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, tre të...
Drogë në pampersin e një fëmije, dështon tentimi për futjen ...
Haradinaj nderon Dr. Rexhep Tafën, vendoset pllakë përkujtim...
Hapet aplikimi për studentët për shtesën prej 100 eurove
BE thirrje partive për fushatë të respektueshme: Përmbahuni ...
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit