Komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë ngjitur majën më të lartë në kontinentin afrikan me lartësi prej 5895 metra, në Kilimanxharo.
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook.
“Nënoficerët e FSK-së, Besart Kasumi, Faton Krasniqi, Arben Rexhepi dhe Ismet Istogu, pas disa ditë ecjesh mjaft sfiduese, sot kanë arritur të ngjiten në Kilimanxharo, majën më të lartë në kontinentin afrikan me lartësi prej 5895 metra”, ka shkruara Mehaj.
Mehaj tutje shtoi se ngjitja në majën më të lart të kontinentit afrikan nuk është hera e parë e bëjnë Kosovën krenare.
“Pas rezultateve të larta në shërbim e stërvitje dhe sukseseve në operacione, komandot tanë, na bëjnë krenar edhe me aktivitete e ekspedita të ngjashme”, ka shtuar ai.
Më tej Mehaj ka përfunduar duke i porositur që të vazhdojnë me suksese të tilla pasi sipas ministrit ashtu lartësohet ushtria, flamuri, kombi dhe atdheu./arbresh.info/
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!