Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), se shpejti do të bëhet me dronë të ri.
Kështu bëri të ditur, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një konferencë për media pas kthimit të tij nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shkruan arbresh.info.
” Po kemi arritur marrëveshje për blerje të dronëve për FSK-në. Edhe dronët janë pjesë e kësaj marrëveshje. Vitin e ardhshëm do të jenë dhe pajisjet e tjera”, tha Mehaj.
Ministri i Mbrojtjes tregoi edhe për prezantimin e idesë së ministrisë që SHBA të hapë një bazë të re ushtarake në Kosovë.
Mehaj tha se janë duke pritur një përgjigje nga Amerika për këtë ide.
” Oferta u kam ofru për një bazë të re ushtarake dhe këtë ofertë ja kemi prezentu edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jemi duke pritur vlerësimin e tyre”, tha ai para medieve.
Gjatë vizitës së tij në SHBA, Mehaj tha se kanë folur për zhvillimet në veri të Kosovës.
Vetëm se këtu sipas Mehajt duhet të respektohet marrëveshja më NATO-në.
” Kemi diskutuar edhe për veriun, por çështjet e fundit i takojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ne e kemi një marrëveshje me NATO-në që duhet me iu përmbajt”, u shpreh ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj./arbresh.info/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...