Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili.
Mehaj, përmes një postimi në Facebook, tha se me ambasadorin turk biseduan për thellim bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Turqisë në fushën e arsimimit të kuadrove të reja ushtarake.
“Sot kam pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili. Në këtë takim trajtuam çështje të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me theks të veçantë bashkëpunimit në fushën e arsimimit të kuadrove të reja dhe trajnimeve ushtarake”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Mehaj tha se në vazhdimësi Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet në aspektin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në këtë aspekt padyshim rol të rëndësishëm kanë partnerët strategjikë të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe Turqia. /Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...