Pasi u kthyen nga pushimi, me gjysmë ore vonesë po vazhdon seanca në të cilën po diskutohet për skandalin e mishit të prishur.
Seanca e Kuvendit, ku po diskutohet për skandalin me mish të prishur dhe cilësinë e ushqimit në Kosovë, po vazhdon me vetëm 25 deputetë në sallën plenare. Prezent nuk është asnjë përfaqësues i qeverisë, as kryeministri e asnjë nga vartësit e tij.
Debati parlamentar për këtë temë u iniciua nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu bashkë me deputetët e pavarur. Në fund të debatit, ligjvënësit do të nxjerrin rekomandime të cilat do t’i votojnë në formë rezolute.
Musliu në fjalën e saj hyrëse, propozoi këto pika;
Të bëhet plotësimi ndryshim i Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, i cili në mënyrë formalo-juridike mundëson transferimin e të gjithë inspektorëve përkatës dhe kompetent nga niveli lokal tek niveli qendror.
‘Kjo do të mundësonte rritjen e efikasitetit për ushtrimin e Kontrollit Zyrtar të integruar (Inspektim, Monitorim, Auditim, Mostrim) në fushën e sigurisë së ushqimit, shëndetit të kafshëve dhe mbikëqyrjen e zbatueshmerisë ligjore për ti garantuar konsumatorit ushqim të sigurtë dhe të përshtatshëm, dhe që mbështetet plotësisht në Ligjin e Ushqimit’, tha ajo.
Mbështetje më të madhe buxhetore për Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë në realizimin e mandatit të saj, si dhe në veçanti të ndahet buxhet në mbështetje në linjat e caktuara për pajisjet e nevojshme dhe te sofistikuara për trupat inspektuese për mbështetjen e Kontrollave Zyrtare.
Nuk duhet në asnjë mënyrë të anashkalohet as Laboratori e Ushqimit dhe Veterinarisë si njësi e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.Ky laborator ka nevojë sistematike me furnizim të pajisjeve, mirëmbajtje të pajisjeve dhe reagjentëve laboratorik.
Avancimin e mëtejshëm të metodave testuese në përputhje me standardet dhe kërkesat e kohës, ku padyshim rezultatet e tij janë tregues i performancës së Kontrollave Zyrtare nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes mostrave zyrtare dhe Sistemeve të VET-Kontrollit nga Operatorët e Biznesit me Ushqim përmes mostrave të VET Kontrollit.
Të nxisim bashkëpunimin nga niveli Qendror tek ai Lokal për konsolidimin e Zyrave Regjionale të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë,
Të zhvillojmë kampanja vetëdijësuese për qytetarët që të jenë sa më të kujdesëshëm për ushqimet që zgjedhin ti konsumojmë.
Mbështetja e Agjecisë me personel profesionale, konkretisht me ispektorë e veterinarë.
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...
Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat ...
Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron, duhet të bëj...
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...