Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka miratuar kërkesën e SHBA-së për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi se ky vendim është shprehje e gatishmërisë së kosovës për bashkëpunim strategjik me SHBA-në, përcjell Arbresh.info.
“Sipas këtij vendimi, shteti ynë brenda një periudhe njëvjeçare do të pranojë dhe strehojë deri në 50 individë me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes. Përzgjedhja e këtyre personave do të bëhet nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik. Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, këta persona do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara po sipas legjislacionit tonë në fuqi”, ka shkruar Kurti.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat i yni palëkundur dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre. U jemi përherë mirënjohës për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe e vlerësojmë lartë mbështetjen në mbrojtje e zhvillim, e sidomos në rrugëtimin tonë drejt integrimit Euro-Atlantik”, tha Kurti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Qeveria miraton kërkesën e SHBA-së për strehimin e menjëhershëm të 50 shtetasve të huaj
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e...
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje