Gjatë ditës së sotme me kërkesë të Komunës së Mitrovicës së Veriut është larguar terrasa e vendosur ilegalisht në kafiterinë kryeterroristit, Millan Radojiçiq.
Inspektorati i Komunës ka larguar terrasën që ishte në sheshin “Car Lazar”, e që në katin e sipërm janë selitë e Listës Serbe.
Lidhur me këtë, zëvendësdrejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani ka bërë të ditur në emisionin “Mesditë” se njësitë policore kanë qëndruar aty gjatë aksionit, por që s’ka pasur nevojë për asistencë.
“Ne kemi informacion që dje ka shkuar Inspektorati i Punës atje që ta jap një vendim për largim të asaj terrase. Policia ka pasur informacion për këtë vendim, pasi që edhe vetë kemi qenë prezentë aty. Nuk ka pasur nevojë që ne me asistu Inspektoratin në marrje të ndonjë veprime për arsye se janë duke u kryer veprimet. Nuk është diçka e jashtëzakonshme që ne me ofrua asistencë sa herë që institucionet e Republikës së Kosovës kërkojnë të njëjtën gjë nga ne. Por, në këtë rast nuk ka ndodh”, tha ai.

Ivanka Trump vijon qëndrimin në Vlorë, viziton zonën e Zvërn...
Chelsea vendos një çmim për yllin kryesor dhe zgjedh një zëv...
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton me 8...
Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë DASH-it t’i shqyrtojë...
Osmani në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes në Davo...