Një 30-vjeçar nga Kosova, i cili ishte në kërkim me gjashtë urdhërarreste dhe tri kërkime policore për disa vepra të rënda penale, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
I dyshuari, R.R.G., ishte i kërkuar nga Gjykata për veprat penale “Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për vuajtjen e dënimit, në bazë të vendimeve të organeve kompetente.
“Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitë e stacionit policor Qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt është arritur arrestimi i personit: – R- R.G, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me gjashtë (6) urdhërarreste nga Gjykata dhe tri (3) kërkime policore për veprat penale “Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Lëndim i rëndë trupor”. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”\, thuhet në njoftimin e PK./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron