Është mbyllur kulla e Parisit për turistë ngaqë punëtorët kanë pasur një mosmarrëveshje me menaxherët.
Gjithë ky problem është bërë rreth një vendimi për të caktuar ashensorë të veçantë për vizitorët me bileta të rezervuara dhe ata që i blejnë në vend.
Aktualisht kulla mund të pranojë vetëm gjysmën e vizitorëve që kanë rezervuar biletat e tyre nëpërmjet internetit, transmeton Klan Kosova.
Punonjësit thonë se ndryshimet kanë rezultuar në radhët e gjata që mund të zgjasin deri në tre orë për ata që presin të paguajnë për bileta në vend, si dhe deri në një orë për ata që kanë rezervuar biletat në mënyrë elektronike.
Kulla Eiffel është një nga atraksionet më të njohura në botë dhe turistët që kanë ardhur ta shohin qytetin nga maja ishin zhgënjyer.
Kafe falas për tifozët turq, restoranti në Prishtinë me gjes...
Dy të arrestuar për ndezje të fishekzjarrëve pranë hotelit k...
Arratisje e pazakontë në SHBA, gruaja me pranga arrin të ikë...
OVL UÇK kërkon tërheqjen e donatorëve nga publikimi “Masakra...
Osmani: Pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme
Haxhiu: Masakra e Pastasellës, një nga plagët më të rënda të...