Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka njoftuar se sot janë mbyllur zyrat ku janë kryer shërbimet sociale të qytetarëve nga strukturat paralele
Ai ka thënë se kjo masë është ndërmarrë për të siguruar funksionimin e plotë të institucioneve shtetërore, shkruan Arbresh.info.
“Kjo masë është ndërmarrë për të siguruar funksionimin e plotë dhe të rregullt të institucioneve tona shtetërore dhe për t’iu siguruar qytetarëve shërbime të cilësisë më të lartë, në përputhje me ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari.
Ai ka bërë të ditur se qytetarët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme nëpërmjet zyrave të komunalit dhe shërbimeve që ofrohen nga institucionet kosovare. /Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...