Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë publike pamjen e punimeve të ndërtimit të objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjes në Gjilan.
Gjithashtu Haziri ka bërë të ditur se investimet në këtë objekt arrijnë vlerën e 1.4 milionë eurove, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Këto janë punimet në ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan. Vlera e investimeve është mbi 1.4 milionë euro. Ky objekt gjigant do të t’ia lehtësoj jashtëzakonisht shumë punën stafit shëndetësor, e në të njejten kohë do të ofrojmë shërbime sa më të mira për pacientët. Shëndetësia primare ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i qeverisë komunale sa i përket investimeve. Vazhdojmë me punë t’hajrit! LH

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, thotë Rama
MPB e Maqedonisë së Veriut për protestën në Shkup: S’ka masa...
Jamie Vardy “Lojtar i Muajit” në Serie A
U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
Dogana e Kosovës sekuestron rreth 300 mijë euro të padeklaru...
‘Vullnetarë’ rusë financojnë manastiret serbe në...