Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot u prit në takim nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Katarit, Khalid bin Mohammad Al Attiyah, të cilin e falënderoi për mbështetjen nga shteti i Katarit, si dhe për angazhimin e tij personal për thellimin e marrëdhënieve nga pozicioni paraprak i ministrit për Punë të Jashtme të Katarit.
Po ashtu, ministri e njoftoi homologun e tij, Al Attiyah, për situatën e sigurisë në regjionin e Evropës, e veçanërisht atë në Ballkanin Perëndimor, si dhe për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës.
Në takim diskutuan për vendosjen e urave të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në mes të dy vendeve dhe u dakorduan për bashkëpunim në fushën e trajnimeve dhe edukimit ushtarak, si dhe mundësisë për investime të përbashkëta në fushën e prodhimit ushtarak.
Nga ana e tij, ministri Al Attiyah ofroi 6 kuota për edukim të kadetëve tanë në akademitë ushtarake të Katarit, duke përfshirë dhe Akademinë e Forcave Ajrore të Katarit.


Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur