Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, të akredituar për Republikën e Kosovës, Jessica Blitt.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se ambasadoren kanadeze e njoftoi për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës e Sigurisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ai po ashtu e falenderoi për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.
“Gjithashtu diskutuam mbi pjesëmarrjen e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.”, shkroi ai.
“Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe Kanadaja është ndër vendet në të cilat Republika e Kosovës mbështetet në përkrahjen e tyre për realizimin e kësaj aspirate të vendit.”, tha mes të tjerash Maqedonci./Arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...