Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki.
“Me Japoninë ndajmë pikëpamje të njëjta sa i përket rrethanave gjeopolitike në botë dhe vlerave demokratike e humane, andaj jemi të angazhuar ta shtojmë bashkëpunimin si partner kyq i Japonisë në Evropën Juglindore”, ka shkruar ai n; Facebook.
tutje ai ka thënë se ajo që e bën më të veçantë takimin është fakti i njohjes së shtetësisë së Kosovës nga Japonia si një ndër shtetet e para aziatike.
“Takimet me përfaqësues të Japonisë janë gjithmonë të veçanta jo vetëm pse ky shtet është një nga vendet e para aziatike që njohu pavarësinë e Kosovës, por edhe për shkak të lidhjes emocionale me vendin në të cilin kisha rastin të trajnohem për 5 muaj në kohën sa shërbeja i uniformuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Maqedonci./Arbreswh.info/
Përplasje mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, tre të...
Drogë në pampersin e një fëmije, dështon tentimi për futjen ...
Haradinaj nderon Dr. Rexhep Tafën, vendoset pllakë përkujtim...
Hapet aplikimi për studentët për shtesën prej 100 eurove
BE thirrje partive për fushatë të respektueshme: Përmbahuni ...
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit