“Me qeverinë tonë, shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm”.
Kështu ishte shprehur Albin Kurti, më 3 shkurt të vitit 2020, teksa para deputetëve po e prezantonte programin qeverisës dhe po kërkonte votimin e qeverisë së udhëhequr nga ai.
Mirëpo, ky premtim nuk do të realizohet. Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk ka qenë qëllim në vetvete, por mjet për forcimin e FSK-së.
“Koncepti i mbrojtjes gjithëpërfshirëse është element i përafërt me idenë e shërbimit të detyrueshëm, është për t’u theksuar që shërbimi i detyrueshëm nuk ka qenë qëllim në vetvete, por një mjet për të arritur një qëllim dhe që është ndërtimi i një sistemi mbrojtës të aftë për të mbrojtur territorin e Republikës së Kosovës”, tha Maqedonci në Rubikon.
Ministri tha se në këtë fazë të tranzicionit të FSK-së nuk është i paraparë shërbimi i detyrueshëm ushtarak, megjithatë ai shtoi se të gjithë qytetarët e Kosovës mund t’i bashkohen FSK-së në baza vullnetare.
“Edhe mbrojtja gjithëpërfshirëse e ka këtë synim, pra ndërtimin e një sistemi të aftë për të mbrojtur vendin, pra të gjithë qytetarët do të ketë mundësi të jenë pjesë e strukturave të sigurisë, të mbështesin sistemin. Koncepti i mbrojtjes gjithëpërfshirëse është shërbim vullnetar dhe dëshira e shumicës së qytetarëve të Kosovës është të kontribuojnë për vendin tonë. Në këtë fazë nuk do të ketë (shërbim të detyrueshëm ushtarak). Aktualisht prioritet është përmbushja e planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, plan i dakorduar edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe inicimi, funksionalizimi i mbrojtjes gjithëpërfshirëse si koncept i ri për mbrojtje dhe siguri, pra këto dy fusha janë fusha në të cilat do të fokusohemi në dy vitet në vijim”, tha ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...