Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në margjina të Forumit të Sigurisë së Varshavës së bashku me kryeministrin, Albin Kurti janë takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Braže.
Në takim, lidhja e Serbisë me Rusinë është rrezik i përhershëm në Ballkan, shkruan Arbresh.info.
“Diskutuam rreth zhvillimeve rajonale dhe situatës së sigurisë në Evropë, sfidat e paraqitura si rezultat i agresionit rus mbi Ukrainën por dhe lidhjet e afërta që ky agresor ka me Serbinë, e që është rrezik i përhershëm për Ballkanin Perëndimor. “, ka shkruar ministri Maqedonci.
“Në këtë aspekt theksuam dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimit në avancimin e interesave të përbashkëta dhe promovimin e vlerave që Kosova dhe Letonia ndajnë përballë rreziqeve nga sistemet autokratike.”, shtoi ai.
Tutje, ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Letonisë ndaj Kosovës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare./Arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...