Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, mori pjesë në takimin e 26-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në NATO, ku diskutuan për prioritetet urgjente të Ukrainës dhe angazhimin ndërkombëtar për mbështetje. Në këtë ngjarje, Maqedonci konfirmoi mbështetje të plotë për luftën e drejtë të Ukrainës dhe angazhimin e Kosovës si partner në mbrojtjen e lirisë dhe vlerave euroatlantike.
Takimi u zhvillua me ftesë të Sekretarit të Shtetit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Admiralit Sir Tony Radakin.
Në këtë ngjarje, për herë të parë mori pjesë edhe Sekretari i ri i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, i cili po vizitonte NATO-n për herë të parë. Nikoqiri i takimit ishte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Gjatë takimit, u diskutuan prioritetet urgjente për Ukrainën dhe angazhimi i partnerëve për të mbështetur kërkesat afatshkurtra dhe afatgjata të shtetit ukrainas. Maqedonci theksoi se “uniteti dhe angazhimi i këtij grupi janë thelbësore për suksesin e fitores së Ukrainës.”
Në konferencën pas takimit, Ministri Maqedonci konfirmoi mbështetjen e plotë të Kosovës për luftën e drejtë të Ukrainës dhe angazhimin e vendit si një partner për mbrojtjen e lirisë dhe vlerave të përbashkëta euroatlantike. Ai theksoi se Kosova vazhdon rrugëtimin krah partnerëve në mbështetje të Ukrainës, duke reafirmuar angazhimin e Kosovës për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në botë.
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet