Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Kongres të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë takuar me Abraham Hamadeh, kongresmen republikan nga Arizona.
Maqedonci ka thënë se me kongresmenin Hamadeh, i cili ka përvojë në ushtrinë amerikane dhe që aktualisht shërben në Komitetin e Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë diskutuar për sfidat globale të sigurisë dhe ndikimin e tyre në rajonin dhe në vendin tonë në veçanti.
“Bashkë me komandant Jasharin, biseduam me kongresmenin Hamadeh edhe për zhvillimet e kohëve të fundit në Kosovë dhe veçanërisht për arritjet e ushtrisë së Kosovës. Tutje diskutuam edhe për rëndësinë e vëmendjes amerikane ndaj rajonit të Ballkanit perëndimor dhe prezencës ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe mbeten aleat i pazëvendësueshëm në rrugëtinin drejt zhvillimit dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Maqedonci./Arbresh.info/
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...