Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili po qëndron në Turqi, në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, ka takuar presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, prof. dr. Haluk Görgün, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Maqedonci bëri të ditur se me Görgün ka biseduar për bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale, shkruan Arbresh.info.
“Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona, si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa