Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka e ka quajtur të rreme deklaratën e deputetit të PDK-së Arten Behrami se vetura e blinduar e kryeministrit Kurti kushton 500 mijë euro.
Ai ka thënë se vlera është dukshëm më e ulet, duke shtuar se automjetet janë asete shtetërore.
“Sot pashë një lajmë për kinse veturë e re të Kryeministrit Kurti në vlerë prej 500 mijë eurosh. Përveçse lajm i rremë as çmimi nuk qëndron, madje është shumë larg. Kjo logjikë sipas së cilës asetet publike kthehen lehtësisht në private i përket një kohe të kaluar”.
“Për sqarim, çdo zyrtar publik, nga krerët e shtetit e tutje, ka në shërbim asetet zyrtare në funksion të kryerjes së detyrave zyrtare. Çdo aset i blerë nga buxheti i shtetit i takon shtetit. Automjetet e përmendura janë asete shtetërore në funksion të Policisë së Kosovës. Nëse është ndryshe dhe këtë e dinë vetëm ata, le të na tregojnë”, ka shkruar ai në Facebook.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...