“MABETEX GROUP” ka shpallur tri pozicione të lira për punë në punishte të cilat janë në Kazakistan, transmeton arbresh.info.
KONKURS
Kërkohet Inxhinier/e Mekanik/e (M/F): Profili Termoenergjetike
Kompania “MABETEX GROUP” shpall 3 pozicione të lira për punë në punishte të cilat janë në Kazakistan.
PËRSHKRIMI
Pozicioni i punës:
• menaxhimi dhe ndjekja e te gjitha fazave të implementimit deri në përfundim të një projekti mekanik.
• të koordinoj te gjitha punimet / shërbimet mekanike, gjatë fazës së ofertës, si edhe gjatë zbatimit te projektit në punishte.
• të mbikëqyrë instalimet e të gjitha sistemeve mekanike (HVAC+ MAKINERISË) të përfshira në projektet mekanike MEP.
• të jetë i aftë të përgatisë kërkesa për oferta dhe porosi për sistemet mekanike (HVAC)
• të jetë i aftë të planifikoi, organizoi dhe monitoroi punën e teknikëve dhe te sigurojë se të gjitha punimet e kryera janë sipas kushteve dhe specifikimeve teknike të kërkuara nga Investitori.
• të koordinoj punën mes grupeve te ndryshme instaluese në punishte.
• të përgatisë dhe monitoroi grafikun e zbatimit të punimeve mekanike.
Kualifikimet / Kërkesat:
• të ketë të përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
• preferohet profili Termoteknikë/Termoteknikë
• të ketë përvojë të mëparshme pune jo më pak se 3 vjet si Inxhinier Mekanik në Sistemet HVAC, PLUMBING, SANITARE, etj.
• të ketë njohuri në proceset dhe materialet nga sistemet HVAC,
• të zotëroi programet si Autocad, Autocad MEP, BIM, Excel, Word, Software Profesionale MECH, si dhe aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet.
• aftësi të mira në skicime, programime, instalime dhe testime të sistemeve mekanike.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen “MABETEX GROUP” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të ruhen dhe të trajtohen ne konfidencialitet të plotë.
Të gjithë aplikuesit do të i nënshtrohen intervistimit
Konkursi mbetet i hapur 10 dite nga dita e publikimit në mjetet e informimit.
Kandidatët e interesuar , aplikacionet për konkurim i marrin në Zyret e ” MABCO – CONSTRUCTIONS ” shpk Adresa: Rr: Aziz Abrashi nr .140 zona Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë çdo ditë pune prej orës 08:00 – 16:00.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...