Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7 ku ka folur rreth zgjedhjeve të 6 tetorit. Haziri ka përmendur koalicionin parazgjedhor me Vetëvendosjen i cili nuk arriti të realizohet. Po ashtu, ai ka treguar se a do të jetë kreu i LDK’së, Isa Mustafa, pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.
Haziri ka treguar se Mustafa nuk do të jetë pjesë e listës së partisë për deputet.
“Isa Mustafa momentalisht e ushtron vetëm detyrën e kryetarit të LDK’së. Mua mi ka deleguar disa punë rreth fushatës dhe zgjedhjeve, por detyrën e kryetarit është duke e kryer çdo herë me përkushtim. Natyrisht që ai nuk hyn në listë, nuk ka qenë as në herën e kaluar”, ka thënë Haziri në T7.
Haziri po ashtu ka thënë se pjesë e listës do të jenë edhe disa emra të rinj për të cilët nuk ka treguar se kush janë.
“Do të ketë emra që do të ju befasojnë, emra të rinj”, tha Haziri.
E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë, kërkohet burgim i për...
Mjekja e OBSH ngre alarmin: Ebola mund të përhapet më shpejt...
Pesë serbë ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votues...
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...