Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.
Diskutimi i çështjeve me interes të përbashkët si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe nevojës për konfiskimin e pasurisë, ishin pjesë thelbësore e diskutimit ndërmjet Kryeprokurorit Lumezi dhe Ambasadores Lobbezoo, shkruan arbresh.info.
Për me tepër, të dyja palët vlerësuan se konsolidimi i institucioneve gjyqësore, përfshirë një shërbim efikas të prokurorisë janë baza për një sundim të fortë të ligjit duke iu dhënë besim qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
Kryeprokurori i Shtetit ka njoftuar Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës edhe me funksionimin dhe punën e Prokurorit të Shtetit, veçanërisht gjatë ballafaqimit me pandeminë COVID-19.
Në anën tjetër, Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, ka përgëzuar Kryeprokurorin e Shtetit për punën si dhe ka potencuar faktin se
Holanda do të mbetet një partner i përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Në fund, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka vlerësuar lartë ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës dhënë për sistemin prokurorial./arbresh.info/
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Pr...
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...