Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga paraburgimi i padrejtë nga autoritetet serbe dhe tashmë janë rrugës për në Gjermani, ku do t’i bashkohen familjes së tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur nipi i tyre, Ervin Hoxha, përmes një postimi në Facebook.
Dy vëllezërit nga Rahoveci ishin arrestuar një javë më parë në kufirin Serbi–Hungari, nën akuzat e autoriteteve serbe se kishin marrë pjesë në rrëmbimin e një personi serb në Rahovec, në vitin 1999.
Pas lirimit, nipi i familjes Emini ka shprehur falënderime publike për të gjithë ata që u angazhuan në këtë rast, duke përfshirë kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, OVL-në e UÇK-së në Rahovec, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jetish Jasharin, i dërguar i Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, kryetarin e OVL-së në Pejë, Gazmend Sylën dhe avokatin Arianit Koci.
“Ju faleminderit të gjithëve. Uroj që askujt nuk i ndodh diçka e tillë në të ardhmen”, ka shkruar Hoxha.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron