Në ditën e parë të fillimit të procesit mësimor, ka filluar greva në shkollat fillore në gjithë Kosovën.
Arsyeja e kësaj greve është mosarritja e marrëveshjes për ndryshimin e koeficientit për paga të mësimdhënësve.
Për këtë gjë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i ka thirrur në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut për të diskutuar rreth kësaj çështje por këta të fundit nuk kanë pranuar të flasin.
Sipas burimeve të portalit Arbresh.info mësimdhënësit kanë kërkuar që të mbahet mbledhje urgjente e Qeverisë së Kosovës në orën 12 dhe të votohet 30 për qind e kërkesave të tyre.
Ndryshe MASHT-i ka kërkuar nga mësimdhënësit dhe sindikalistët që të mos hyjnë në grevë por të arrijnë një marrëveshje, në mënyrë që të mos i lënë nxënësit pa mësim./arbresh.info
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...