Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj ka thënë që nuk ka ndodhur bashkimi me PDK-në për zgjedhjet e 28 dhjetorit, por ka thënë se ai dhe të besuarit e tij do të vazhdojë.
“Sonte besoj unë dhe secili nga miqtë, shokët, bashkëpunëtorët veteranë, intelektualë, familje dëshmorësh, elektoralë, njerëz të vullnetit të mirë, kanë pritur lajm të mirë, një lajm që do t’i gëzonte zemrat e tyre. E lajmet për bashkim gjithmonë gëzojnë zemra, sepse bashkimi paralajmëron fitore”, ka thënë Limaj në konferencë për media.
“Kemi dashur që në këtë garë të shkojmë bashkë e me i dhanë mundësi ndryshimit. Fatkeqësisht ky bashkim nuk ka ndodhur. Shkaku se pse nuk ka ndodhur bashkimi, tanimë dihet. Ama, kjo është vetëm një fazë. Rruga për bashkim është e fshirë, por ne do të vazhdojmë”.
“Jam i bindur, nëse NISMA do të jetë në parlament, me grupin e vet parlamentar, do t’i bashkohemi bashkimit. Do të jemi bashkë me shokët, me shoqet, me gjithë ata që kanë kërku bashkimin me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës”, deklaroi Limaj.
Vëllaznimi fiton çerekfinalen e dytë, por nuk ishte e mjaftu...
Osmani nga Davosi: SHBA-të vlerësojnë Kosovën me Bordin e Pa...
Kosova dhe Serbia funksionalizojnë Komisionin për Personat e...
Opozitarja bjelloruse merr shembullin e Kosovës për liri e p...
Censusi dimëror, rritet numri i shpendëve emigratorë në liqe...
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë