Në Kosovë më nuk do të ketë lojëra të fatit.
Kjo pas miratimit në dy lexime të Ligjit për ndalimin e tyre, shkruan lajmi.net.
Shkas për hartimin e tij u bënë dy vrasje që tronditën Kosovën, e që të dyja si viktimë kishin punëtorë të kazinove.
Mirëpo, i njëjti nuk është dërguar ende në Presidencë.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga vetë zyra për informim e Presidentit Thaçi.
Kësisoj, Kuvendi i ka 10 ditë afat kohë për dërgimin e ligjit në presidencë.
Pas kësaj, presidenti Thaçi duhet të vendosë brenda 8 ditëve për dekretimin ose jo të atij ligji.
Nëse brenda afatit ligjor nuk ka përgjigje nga presidenti, atëherë ligji konsiderohet si i dekretuar dhe i njëjti shpallet në gazetën zyrtare.
Në ndërkohë, Shoqata e Kompanive të Lojërave të Fatit ka kërkuar nga presidenti që mos dekretojë ligjin.
Sipas tyre, rreth 4 mijë persona do të mbesin pa punë pas mbylljes së lojërave të fatit.
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...