Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se sot kanë dalë ekipet nëpër kryeqytet për të për të pastruar mbeturinat vëllimore dhe ndërtimore që po lihen nga qytetarët në hapësirat publike dhe pranë kontejnerëve.
Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët për ta mbajtur qytetin të pastër e të shëndetshëm.
“Sot ekipet tona kanë dalë në terren për të pastruar mbeturinat vëllimore dhe ndërtimore që po lihen nga qytetarët në hapësirat publike dhe pranë kontejnerëve. Me rritjen e përditshme të nevojave të familjeve dhe bizneseve në Prishtinë, është e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes dhe përgjegjësi. Ju lusim për bashkëpunim. Bashkë e mbajmë qytetin të pastër dhe të shëndetshëm”, tha Rama.
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: Tani i takon popullit të...
Voton Vjosa Osmani: Dilni dhe votoni me bindjen tuaj, me shp...
Albulena Haxhiu voton: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fo...
Voton Ardian Gjini: Kosova ju përket vetëm juve dhe ju duhet...
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigu...
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...