Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bogë të Rugovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova Ka thënë se një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike, duke shkaktuar lëndimin e katër personave.
“Sot rreth orës 14:00 kemi marrë një informacion për një aksident në fshatin Bogë të Rugovës, ku një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është në vendin e ngjarjes”, tha Rugova.
Rriten çmimet e biletave në pothuajse të gjitha linjat ndëru...
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...