Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka kërkuar nga Prokuroria që të ndalojë menjëherë çdo ndërhyrje të KEDS-it dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në njehsorët elektrikë deri në përfundim të hetimeve.
Sipas tij, ndërrimi i njehsorëve, të cilët nuk përputhen me kohën reale, mund të fshijë prova të rëndësishme.
“Prokuroria duhet të ndalojë menjëherë çdo intervenim të KEDS-it dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në njehsorët elektrikë derisa të përfundojë hetimi dhe të mblidhen të gjitha provat. Ndrrimi i njehsorëve nga shtëpitë dhe banesat, pikërisht në rastet kur ekzistojnë dyshime serioze se kanë matur kohën gabimisht, ngre dyshime të mëdha për fshehje të provave”, ka shkruar ai në Facebook.
Azemi ka theksuar se fshehja, largimi apo manipulimi i provave përbën vepër penale.
“I bëj thirrje edhe një herë Prokurorisë dhe organeve të drejtësisë që të ndalin menjëherë KEDS-in dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nga çdo veprim që mund të dëmtojë hetimin dhe të pamundësojë zbardhjen e plotë të këtij skandali”, ka shtuar ai.
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...