Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e presidentit Hashim Thaçi për përbërjen e KQZ-së. Këto dy parti thonë se atyre u takojnë nga dy përfaqësues në KQZ dhe jo nga një, siç ka vendosur Thaçi.
Dy partitë më të mëdha opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se atyre u takojnë nga dy përfaqësues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe jo nga një përfaqësues, siç ka vendosur presidenti Hashim Thaçi.
Prandaj, këto dy parti e paralajmërojnë Thaçin se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Ndërkohë, njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se opozita do të mundë t’i drejtohet Kushtetueses vetëm pasi presidenti Thaçi ta ketë nënshkruar dekretin për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.
Ata thonë se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, bazë e konstituimit të Kuvendit dhe në të njëjtën analogji edhe e delegimit të anëtarëve të KQZ-së është rezultati zgjedhor i partive ose koalicioneve parazgjedhore.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...