Sinodi i Shenjtë i Kryedioqezes do të vendos për qëndrimin zyrtar të Kishës ortodokse serbe lidhur me ftesën publike të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për dialog të brendshëm lidhur me Kosovën
Në kabinetin e kreut të Kishës ortodokse serbe, Patriarkut Irinej, i kanë thënë Tanjugut, Sinodi është organi i vetëm meritor që mund të dalë me një qëndrim për këtë çështje, por vetëm atëherë kur në selinë e Kishës ortodokse serbe të vijë ftesa zyrtare për dialog, përcjell Telegrafi.
“Vetëm atëherë për këtë çështje do të deklarohen peshkopët dhe do të përcaktohet qëndrimi zyrtar i Kishës ortodokse serbe”, thuhet në deklaratë.
Patriarku Irinej para disa ditësh ka apeluar tek “krerët shtetërorë serbë” që kurrë të mos e japin pëlqimin për “tëhuajësimin e Kosovës dhe Metohisë”.
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës