Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ftohët dhe me reshje bore, deri ditën e premte.
IHK njofton se fushat me presion të ulët atmosferik, të cilat kanë ardhur nga viset polare, do të jenë të qëndrueshme deri ditën e enjte, duke mbajtur këtë situatë meteorologjike me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të borës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.
Të enjten temperaturat mund të regjistrojnë vlera negative nën -10 gradë Celsius, por që këto vlera mund të arrijnë vetëm në orët e hershme të ditës.
Nga dita e premte e tutje. merkuri në termometër do të kaloj mbi vlerat e zeros, duke vazhduar rritje dita –ditës.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi mbi 9m/s.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...