Me 81 vota për, asnjë abstenim, asnjë kundër votohet ratifikimi i Amandamentit “nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018“
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për qëllimin e amandamentit.
“Sot paraqesim për miratim projektligjin për ratifikimin e amendamentit numër tre të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018. Qëllimi i amendamentimit të kësaj marrëveshjeje është që zgjatja e afatit kohor për zbatimin e projekteve, përkatësisht që afati përfundimtar për zbatim të jetë dhjetë vite pas datës së marrëveshjes fillestare. Dhe meqenëse ajo marrëveshje ka hyrë në fuqi në vitin 2015, afati për zbatim zgjatet.
Kërkesa për të shtyrë ka ardhur nga zyra e Bashkimit Evropian, e cila është autoritet kontraktues për projektin IPA në Kosovë, meqenëse afati i mëhershëm i marrëveshjes fillestare, i caktuar për gjashtë vite, më tej i zgjatur në shtatë vite me amendamentin dy, nuk ishte i mjaftueshëm për zbatimin e projekteve, për shkak të vonesave që ka pasur gjatë zbatimit të projektit të ndërrimit të filtrave në Termocentralin Kosova B.
Marrëveshja u nënshkrua dhe projektligji për ratifikimin e saj u miratua në Qeveri në dhjetor të vitit 2024, por për shkak të shpërbërjes së Kuvendit, nuk u përfundua procesi, prandaj edhe projektligji është miratuar sërish nga Qeveria aktuale në muajin shkurt dhe tani duhet të ratifikohet nga Kuvendi”, tha Kurti.
Shërbimi sekret po heton të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë...
Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...