Kolltuk, aparat fotografik e aksesor janë vetëm disa nga blerjet që së fundi ka bërë Kuvendi Komunal i Prishtinës.
E në mes tyre gjendet dhe një furnizim jo fort i zakonshëm. Ky Kuvend një pjesë të mirë të parave e ka shpenzuar në blerje të ushqimit të koncentruar për pula vojse.
Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull “Furnizimi me ushqim të koncentruar për pula vojse” ishin planifikuar të shpenzoheshin 40 mijë euro.

E pas hapjes së tenderit kanë aplikuar 6 kompani, 3 prej të cilave janë vlerësuar si të përgjegjshme ndërsa fituese ka dalë kompania “N.T.P.”Agroprodukt” nga Ferizaj. Kjo kompania ka ofruar shumën prej 36 mijë e 920 euro që është edhe shuma më e ulët e ofruar.
Tek përshkrimi i lëndës thuhet vetëm se arsyeja e këtij furnizimi është rritja e produktivitetit të fermave.
“Furnizimi me ushqim të koncentruar për pula vojse me qëllim të rritjes së produktivitetit të fermave komerciale për prodhimin e vezëve”, thuhet në përshkrim.
E për të ditur se për cilat ferma bëhet fjalë, si është bërë përzgjedhja e fermerëve arbresh.info të premten ka dërguar pyetje te Komuna e Prishtinës, por nuk ka marrë asnjë përgjigje./Arbresh.info/
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira