Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsullin e përgjithshëm të Kosovës në New York, ambasador Blerim Reka, u mirëpritën nga bashkatdhetarë në Qendrën “Nëna Terezë” në Hartsdale të New York-ut, ku takoi shqiptarë nga të gjitha trevat dhe pjesëtarë aktivë të diasporës sonë, e cila ka dhënë shumë për popullin shqiptar dhe për popullin amerikan.
Ai i falënderoi të gjithë për mikpritjen e përzemërt dhe për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e lidhjeve ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona.
Kryeministri fillimisht mori pjesë në meshën e së dielës në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale. Aty u mirëprit nga Dom Pjetër Popaj, të cilin e falënderoi për shërbesën dhe mikpritjen./Arbresh.info

Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...