Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Renaud-Basso, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe ekonomike në Kosovë.
Kurti inkurajoi BERZh-in të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, ujërave dhe transportit publik. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për të avancuar projektet infrastrukturore dhe për të përmbushur objektivat e bashkëpunimit të përbashkët.
Në përfundim, Kryeministri falënderoi Presidenten e BERZh-it për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein