Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.
Gjatë takimit u diskutua mbi gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 si dhe mbi vendimet e fundit për lehtësimin gradual të masave. Këto vendime kanë për qëllim rihapjen e ekonomisë, e cila sikurse shëndeti publik është rrezikuar e dëmtuar nga pandemia.
Në këtë drejtim, pas hartimit dhe implementimit të pakos së parë emergjente fiskale, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave dhe Transfereve është në përfundim të përgatitjes së pakos për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Pakoja e dytë ka për qëllim adresimin e implikimeve ekonomike afatmesme të pandemisë dhe riorientimin e ekonomisë, me theks të veçantë përkrahjen e grave në sektorin privat dhe pjesëmarrjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ambasadorja Stjernvall shprehu vlerësimin e saj për reagimin e institucioneve ndaj pandemisë COVID-19, si në raport me shëndetin publik ashtu edhe në atë ekonomik. Ajo përsëriti gatishmërinë e Finlandës për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kosovës në ngritjen dhe përgatitjen e kapaciteteve për arritjen e objektivave të saj./arbresh.info
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...
Shkëndija kërkon befasinë ndaj Samunsporit, publikohen forma...
Vdes zyrtari i LDK-së
Arrestohet i kërkuari i dënuar me pesë vite burgim, dërgohet...
Drita – Celje, publikohen formacionet zyrtare