Barcelona është shumë pranë fitimit të titullit të LaLigës dhe mund të shpallet kampione që në xhiron e ardhshme. Megjithatë, në prapaskenë, drejtuesit e klubit po vazhdojnë punën për planifikimin e sezonit të ardhshëm, ku një nga çështjet kryesore mbetet e ardhmja e Marcus Rashford.
Sulmuesi anglez aktualisht është në huazim te katalanasit dhe të gjitha opsionet për të ardhmen e tij janë ende të hapura. Ajo që është e qartë për të gjitha palët është dëshira e lojtarit për të vazhduar te Barcelona.
Sipas raportimeve, klubi nuk është i gatshëm të paguajë 30 milionë eurot e parashikuara në marrëveshjen me Manchester United për blerjen e kartonit të tij.
Për më tepër, drejtuesit sportivë të Barcelonës janë të shqetësuar për ndikimin e pagës së lartë të Rashford në rregullat e Fair Play Financiar. Për këtë arsye, klubi po shqyrton mundësinë e një huazimi të ri, një ide që është përmendur më herët edhe nga presidenti Joan Laporta.
Nga ana tjetër, sipas mediave gjermane, kanë nisur bisedimet mes dy klubeve për një huazim të ri, por Manchester United nuk është i prirur ta pranojë këtë opsion. Klubi anglez kërkon ose rikthimin e lojtarit, ose shitjen e tij përfundimtare.
MARCA shkruan se vetë Rashford ende nuk është informuar për këto negociata dhe nuk është pyetur për një vazhdim të mundshëm të huazimit në Barcelonë. Pavarësisht kësaj, 28-vjeçari mbetet i vendosur të vazhdojë aventurën e tij në “Camp Nou”.
Kontrata e tij me Manchester United është e vlefshme deri në vitin 2028, por Rashford ka refuzuar disa oferta të tjera, përfshirë edhe disa më të leverdishme financiarisht, për të qëndruar në Barcelonë.
Këtë sezon, anglezi ka luajtur 45 ndeshje, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 13 asistime. Ai nuk është titullar i padiskutueshëm në skemën e Hansi Flick, por mbetet një lojtar i rëndësishëm në skuadër dhe vlerësohet lart nga trajneri gjerman për profesionalizmin dhe kontributin e tij./Arbresh.info
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...