Florent Muslija u operua me sukses pas lëndimit të rëndë që pësoi

18:30 | 28 Prill 2026
D.H

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija i është nënshtruar me sukses operacionit pas lëndimit të rëndë që pësoi me Fortuna Dusseldorfin, duke këputur ligamentin e gjurit.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit gjerman, shkruan Arbresh.info

“Florent Muslija u operua me sukses në ligamentin e kryqëzuar. Të urojmë shërim të shpejtë nga zemra, Mukki”, shkruhet në njoftim.

Muslija pësoi dëmtimin serioz në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes në shtëpi ndaj Holstein Kiel, ku incidenti ndodhi në pjesën e dytë.

Tashmë, pas ndërhyrjes kirurgjikale të kryer me sukses, Muslija pritet të nisë fazën e rehabilitimit, me fokus rikthimin e plotë në fushë.

Deri në momentin e lëndimit Muslija u paraqit në 30 ndeshje me Dusseldorfin, ku realizoi pesë gola e gjashtë asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale