Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Presidente

18:38 | 28 Prill 2026
Q L

Visar Azemi nga LDK, ka reaguar pas konferencës të Kurtit i cili fajësoj partitë opozitare nëse vendi shkon sërish në zgjedhje.

Ai tha se LDk e dha zgjidhjen, por Kurti nuk e deshi Vjosën Presidente.

“LDK ia dha zgjidhjen. Ia dha kompromisin. Ia dha edhe nënshkrimet. Por Kurti nuk e deshi Vjosën Presidente. Kurti nuk deshi marrëveshje me LDK-në. Kurti deshi ta imponojë vullnetin e vet mbi Kuvendin, mbi opozitën dhe mbi Kushtetutën. Tash, pasi e futi vendin në krizë, po mundohet fajin me ia lanë LDK-së. LDK e dha rrugën përpara. E krizën e bëri ai që refuzoi kompromisin. Ai që mendoi se shteti mundet me u sjellë rreth vullnetit të tij”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale