Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një konference për media i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancën e orës 19:00, e thirrur për çështjen e presidentit.
Ai u shpreh se me këtë bojkot nuk i ndihmojnë institucionet dhe siç tha, shtetin e Kosovës.
“Unë e kam edhe njëherë thirrjen për opozitën, të vijnë në Kuvend, sepse Kuvendi është shtëpia e deputetëve, të ofrojnë zgjidhje, sepse këto bllokime nuk çojnë askund dhe të marrin pjesë siç i kanë votuar qytetarët që përfaqësohen prej tyre, sepse nuk i ndihmojnë institucioneve dhe shtetit të Kosovës me bojkot e bllokim”.
“Edhe njëherë, në seancën e orës 19:00 presim në këtë vazhdim të kemi edhe deputetët e opozitës, të cilët e kanë vendin në Kuvend”, tha ai.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...