Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Më shumë sy në qiell, për më shumë siguri në tokë. Përgëzime Ministrisë së Mbrojtjes, urime Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Kurti, duke shpërndarë postimin e ministrit të Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci.
Maqedonci ka bërë të ditur se prokurimi i këtyre mjeteve është realizuar përmes programit amerikan Foreign Military Sale (FMS), ndërsa pagesa është kryer që në vitin 2021. Ai ka theksuar se këto fluturake shtojnë më tej kapacitetet e FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot, si dhe se bashkëpunimi me ShBA-në në fushën e mbrojtjes po thellohet vazhdimisht./Arbresh.info/
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...