Ka përfunduar takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.
Pas takimit, Kurti para mediave tha se me Osmanin kanë diskutuar gjer e gjatë mirëpo për të parë përparimin e këtyre diskutimeve, sipas tij mund të shihet pas përfundimit të takimeve të Presidentes me liderët e partive tjera politike, shkruan Arbresh.info.
“Afatet po rrjedhin, në javën e fundit të korrikut duhet ta kemi konstituimin e legjislaturws sw 9-tw. Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me konsultime të dendura konstruktive dhe me idenë e konsensusit apo kompromisit ta realizojmë këtë që më pas të kalojmë te formimi i qeverisë së re”, tha Kurti.
“Diskutuam gjerë e gjatë. I përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tani presidentja do të ketë edhe takim edhe me përfaqësues e mbase në fund do të shohim a kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përballim i tillë. Besoj që duhet tua japim shansin edhe takimeve të tjera dhe në fund të shohim se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë”, deklaroi ai.
Kujtojmë se pas Kurtit, Osmani do ta pres në takim kreun e PDK-së, Memli Krasniqi./Arbresh.info
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova ng...
Të vërtetat e fshehura të Gattuso: zemërimi, krenaria, parat...
Përparim Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit