Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra, deputetë, zv-ministra, asamblistë, aktivistë e bashkëqytetarë, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrezat e martirëve në kodrën e Çabratit në Gjakovë, me rastin e ditëve përkujtimore të Epopesë së Çabratit.
Kryeministri Kurti në fjalën e tij para familjarëve të pranishëm, tha se sakrifica e këtyre burrave dhe grave të Gjakovës, gjendet në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Vrasjet në numër të madh të burrave, grave, pleqve e fëmijëve, trupat e të cilëve gjenden këtu e në vende tjera, tregojnë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe tentativë për shfarosjen e popullit shqiptar, projekt ky i cili ka dështuar si rezultat i luftës sonë të shenjtë çlirimtare.
Sot 25 vite më vonë, shteti i Kosovës është në mënyrë të pa diskutueshme më i fortë, me ushtrinë e policinë e Kosovës të cilët nuk do të lejojnë që kurrë të përsëritet diçka e ngjashme, pavarësisht se fqinji ynë verior vazhdon sulmet ndaj shtetit të pavarur të Kosovës, tha ndër të tjera kryeministri Kurti./eo
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...