Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video në të cilën shihen pamje nga veriu i Kosovës dhe përfshihet zëri i kryeministrit Albin Kurti.
Në këtë video, që është publikuar në faqen zyrtare të partisë, janë treguar sekuenca të ndryshme nga zona veriore, duke e shoqëruar me deklaratat e kryeministrit.
“Ndryshimet e mëdha fillojnë me guxim. Qytetarët e Republikës tonë dhe qeveria e tyre kanë treguar guxim dhe përkushtim, kanë treguar se si bashkë arrihet dhe fitohet ajo që synojmë e që është e domosdoshme për të gjithë” thuhet në mbishkrimin e postimit.
Publikimi i kësaj videoje vjen disa orë pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se Serbia nuk ka marrë një vendim për të okupuar Kosovën, pasi ekspertët juridikë e kanë kundërshtuar një veprim të tillë.
“Nuk guxojmë të ju japim atyre statusin e forcave legale të armatosura. Nuk do t’u japim kurrfarë legalitetit ligjor e as legjitimitet sepse nuk e kanë”, ka thënë Vuçiqi./Arbresh.info/
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...